Ylli i Bayernit pësoi aksident, mbeti në bankën rezervë
Lavdim Pireva
Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, para ndeshjes me Benfican kishte pësuar aksident trafiku.
Lewandowski, e nisi nga banka rezervë ndeshjen me Benfican ku Bayern barazoi 2-2, dhe kaloi tutje fale golit të shënuar në ndeshjen e parë ku fitoi 1-0.
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Matthias Sammer, e ka konfirmuar aksidentin që ka pësuar lojtari.
“Nuk e di pse Lewandowski e filloi ndeshjen nga banka rezervë”.
“Aksidentet u ndodhin shumë njerëzve, por është ndryshe kur lojtarët janë të përfshirë. Ai është mirë. Këto gjëra ndodhin”.
“Ka qenë një aksident i vogël dhe vendimin për ta lënë jashtë është Guardiolas”, ka thënë Sammer. /Telegrafi/