Telegrafi

Ylli i Bayern Munich kapet i dehur duke vozitur veturën, dënohet edhe nga klubi me një gjobë të lartë

Gjërat nuk kanë shkuar mirë së fundmi për futbollistin francez të Bayern Munich, Benjamin Pavard.

Mbrojtësi humbi vendin në formacionin titullar të Bayern Munich, me të cilin gjithashtu nuk dëshiron të diskutojë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Sky Sport shkruar se performanca e tij në stërvitje ka qenë nën mesatare.

Dhe për t’i bërë gjërat më keq, francezi 26-vjeçar shtoi edhe dështimet jashtë fushës sportive.

Bild zbuloi sot se Pavard u arrestua nga policia rreth gjashtë javë më parë në gjendje të dehur pas timonit të automjetit të tij.

Si pasojë i është hequr patenta e shoferit dhe më pas ka pasur sanksione dhe gjoba nga Bayerni.

Bild pretendon se drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ndërhyri me shpejtësi dy ditë pas incidentit dhe vendosi një gjobë të lartë pesëshifrore ndaj francezit. /Telegrafi/