Ka marrë fund makthi nga coronavirusi për yllin e Atletico Madrid, Renan Lodi.
Mbrojtësi brazilian kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 një javë më parë me tu kthyer skuadrat spanjolle në stërvitje individuale.
Por duket se Lodi ishte prekur nga ky virus më parë dhe tanimë ai e ka kaluar me sukses këtë virus.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Lodi ka rezultuar negativ në dy testet e fundit që i janë bërë në 72 orët e fundit.
Kësisoj Lodi tani është pastruar tërësisht nga coronavirus dhe se nga dita e sotme do t’i bashkohet klubit në stërvitje.
22-vjeçari nuk ka treguar asnjë simptomë gjatë kësaj kohe, mirëpo ishte i izoluar sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Braziliani do të stërvitet në mënyrë individuale me klubin, teksa ai tani nuk përbënë ndonjë rrezik për ta infektuar ndonjë pjesëtarë tjetër të skuadrës. /Telegrafi/