Telegrafi

Yll i ri Max Taylor merr ftesë nga Manchester United për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Astanas pasi e mposhti kancerin

Ylli i ri i Manchester United, Max Taylor, ka marr ftesë që të luajë në ndeshjen e Ligës së Evropës pas 12 muajsh, ku e fitoi edhe luftën ndaj kancerit.

Ai do të jetë i pranishëm me ekipin ndaj Astanas, pas një periudhe të vështirë në jetën e tij.

BBC shkruan se Taylor do të udhëtojë me ekipin në Kazakistan për ndeshjen e fazës së grupeve.

Mbrojtësi 19-vjeçar është kthyer në stërvitje që nga shtatori, ndërsa tek tani do ta ketë rastin që të ketë minuta nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Rikthimin e parë në fushë, Teylor e bëri në një ndeshje me United U23 ndaj Swanseas. Pas rikthimit Taylor e falënderoi familjen dhe shokët e tij të United që i qëndruan afër.

Në një intervistë në muajin tetor për MEN ai kishte thënë: “Jam krenar dhe i lumtur që jam kthyer në fushë me shokët e ekipit”.

“Pa mbështjen e madhe të familjes, shokëve të skuadrës, natyrisht edhe mjekëve dhe teknikëve, rikthimi në stërvitje do të ishte i pamundshëm”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë stafi mjekësor të klubit dhe stafit që punuan për rehabilitimin tim”.

“Hapi i radhës do të jetë që me shumë punë në palestër dhe fushë, me shpresë të kthehem në ndeshje”, kishte thënë Taylor.

Tashmë lutjet e tij janë bërë realitet dhe pas punës së madhe, ai me gjasë do të jetë në fushë. /Telegrafi/