Telegrafi

Yjet e Unitedit takohen me krerët e klubit, shprehen kundër Mourinhos

Një grup i lojtarëve të Manchester Unitedit kanë shprehur dyshimet e tyre në lidhje me mundësinë e angazhimit të Jose Mourinhos në postin e trajnerit.

Daily Mail raporton se ata janë takuar me hierarkinë e klubit për të shprehur shqetësimin e tyre rreth stilit pragmatik të lojës së portugezit dhe tendencave të tij për t’u larguar nga klubet pas sukseseve që arrin.

Menaxheri aktual, Louis van Gaal, është kritikuar për stilin që ka imponuar në Old Trafford, ndërsa moskualifikimi në Ligën e Kampionëve është pika që mund t’i kushtojë me punë.

Djajtë e Kuq pritet ta zyrtarizojnë Mourinho këtë javë ose javën e ardhshme, përkundër se Unitedi ia doli ta fitonte Kupën FA.

Kujtojmë që strategu portugez u shkarkua nga Chelsea pas periudhës së keqe që kaluan Blutë. /Telegrafi/