Gjatë ditës së djeshme, në Vushtrri është mbajtur gara e aktrimit, “Yjet e teatrit”. Kjo garë u realizua nga nxënësit e kolegjit “Innovation Academy”.
Në këtë garë ishin të përfshirë më shumë se 190 nxënës, shkruan Telegrafi.
Hapja e garës u bë nga drejtori i “Innovation Academy”, Ensar Bajrami, derisa fjalë rasti pati edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili i përgëzoi nxënësit dhe ju uroi suksese në garë.
Shfaqjet që dhuruan nxënësit ishin në gjuhën angleze, të cilët u shpërblyen për punën e tyre.
“Të ndarë në dy grupe, nxënësit e Innovation Academy ofruan shfaqje në gjuhën angleze, ku në fund edhe u shpërblyen për performancat e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/