Site icon Telegrafi

Yjet e skenës që i kanë thënë ‘mirupafshim’ dietës (Foto)

NEW YORK, NY - MAY 28: Rihanna seen out on a Memorial Day weekend in Manhattan on May 28, 2017 in New York City. (Photo by Robert Kamau/GC Images)

Nuk është shumë e lehtë që të jesh një njeri i famshëm. Gjithkush i mban një sy tek ato dhe i kritikojnë për çdo të metë ose kg të shtuar.

Ne do t’ju sjellim më poshtë 6 personazhe të famshme që janë shumë të sigurt me peshën e tyre me disa kg plus e që e kanë treguar se nuk u intereson aspak mendimi i të tjerëve.

Vin Diesel

Kur fotografia e Vinit me bark të madh u shfaq në internet, shumë fansa nuk pranuan të besonin se ishte e vërtetë. Por ja që ishte. Kështu është dukur në 2017 Diesel. Megjithatë, ia vlen të përmendet se ai u kthye në formë shumë shpejt.

Christian Bale

U tha se aktori nuk mori peshë sepse ka hequr dorë nga kujdesi për veten, por për shkak të një roli në filmin e ri. Dhe kështu ishte. Në vitin 2004 ai humbi peshë për shkak të rolit të tij “The Machinist” dhe më pas i fitoi ato për rolin tjetër tek “Batman Begins”.

Rihanna

Të gjithë tifozët e Rihannës janë të habitur. Kohët e fundit, këngëtarja ka fituar më shumë se 20 kg. Por duket sikur Rihanna nuk i intereson aspak kjo gjë dhe vijon të shfaqet e “zhveshur” në publik.

Nelly Furtado

Ju vështirë se do ta kuptoni këtë vajzë. Ajo dikur ka qenë shumë e dobët. Ndoshta ishin problemet personale që prekën peshën e Nelly-it. Një vit më parë, ajo u nda nga bashkëshorti i saj, Demacio Castellon, për të cilin la muzikën.

Kesha

Këngëtarja pretendon se producenti i saj ishte tallur me të, duke thënë se trupi i saj ishte larg idealit. Kjo shkaktoi prishjen e saj nervore. Epo, tani rrugët e tyre janë ndarë, dhe Kesha duket se po gëzon lirinë e saj.

Jessica Simpson

Në fillim të karrierës së saj, këngëtarja kishte pothuajse trupin ideal të një modeleje. Megjithatë, në vitet e fundit ajo vazhdimisht fitoi dhe humbi peshë. Kështu, mund të themi se forma e saj aktuale nuk është ndoshta rezultati përfundimtar.

Exit mobile version