Franca ka shënuar fitore 4-2 në miqësoren ndaj Rusisë.
Goli i parë erdhi nga mesfushori i Leciester Cityt, N’Golo Kante, ndërsa i treti erdhi nga Dimitri Payet.
Anësori i West Hamit shënoi një gol të bukur nga gjuajta e lirë, i cili ndezi atmosferën në stadium.
Të dy këta shënuan në ditëlindjen e tyre. Kante mbushi sot (e martë) 25-vjeç, ndërsa Payet 29-vjeç. /Telegrafi/