Site icon Telegrafi

Yjet e filmave porno kanë zbuluar se si duket penisi ideal (video)

Sot pothuajse është e pamundur të bësh debat rreth madhësisë ideale të organit gjenital të mashkullit. Me anketimin e disa nga yjet më të njohura të filmave pornografikë është zbuluar që definicion universal të penisit ideal nuk ka.

Mirëpo, për të përfunduar ky debat, kanali YouTube Wod Rocket ka kërkuar nga yjet e pornografisë që të përshkruajnë penisin e tyre ideal, transmeton Telegrafi.

Vajzat në rend të parë kanë cekur madhësinë, ndërkaq përgjigjja dominuese është që penisi ideal do të duhej patjetër të jetë i gjatë së paku 15 centimetra. Kufij të sipërm, së paku sa i përket madhësisë, sipas yjeve të filmave pornografikë, si duket nuk ka, ndërkaq disa janë ankuar që penisët tepër të mëdhenj vërtet mund të shkaktojnë dhembje gjatë aktit seksual, por edhe disa ditë më vonë.

“Aktoret” kanë thënë që nëse do të mund të zgjidhnin më me dëshirë do të dëshironin penisin me vëllim më të madh. Siç kanë thënë ato, gjatësia shpesh nuk ka rëndësi për shkak të formës së vagjinës, andaj vëllimi më i madh shpesh është më i dëshirueshëm se sa gjatësia.

Mirëpo, kur është fjala për penisin ideal, yjet e pornografisë pothuajse të gjitha kanë thënë që më mirë është nëse është i lakuar nga lart, sepse ashtu mund të prekë pikën e tyre G.

Aktoret kanë theksuar që gjatë seksit vagjinal ka rëndësi vëllimi, derisa gjatë seksit anal më i dëshirueshëm është vëllimi më i vogël dhe gjatësia më e madhe, ndërsa te seksi oral njëra nga qëndrimet më të rëndësishme është mundësia që ta kapin me dorë.

Vajzat kanë shtuar edhe që madhësia nuk është e thënë që mashkullin ta bëjë dashnorin e dëshiruar. Kanë theksuar që teknika, aq më tepër lëvizja e kërdhokullave gjatë aktit seksual, kanë rolin më të madh në kënaqjen me penisët. Disa kanë thënë që meshkujt që kanë penisë të vogël shpesh janë dashnorë më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version