Telegrafi

Yerry Mina shënon në kohën shtesë, ndeshja Kolumbi-Angli shkon në vazhdime

MOSCOW, RUSSIA - JULY 03: Yerry Mina of Colombia celebrates with fans after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Colombia and England at Spartak Stadium on July 3, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Clive Rose/Getty Images) *** Local Caption *** Yerry Mina

Kolumbia ka treguar karakter dhe ka arritur të shënojë (1-1) në minutën e dytë të kohës shtesë, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Ishte mbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina ai që harkimin e Juan Cuadrados nga këndi e dërgoi në rrjetë pas një gjuajtje me kokë.

Zhvillohej minuta e dytë e kohës shtesë kur kolumbianët barazuan rezultatin.

Mina (Getty)

Festë e madhe e kolumbianëve që po luftojnë kundër anglezëve që kanë dukshëm më shumë kualitet.

Ky ishte goli i tretë i Minas në këtë Kampionat Botëror. /Telegrafi/