Telegrafi

Yekindar do të luajë për ekipin Liquid në turneun IEM Cologne CS:GO

Ekipi Liquid ka njoftuar se do të luajnë me yllin lituanez, Mareks “⁠YEKINDAR⁠” Gaļinskis, në IEM Cologne, ngjarja e fundit e madhe e sezonit, ku do të jetë i pranishëm edhe trajneri i ri i skuadrës amerikano-veriore, Damian “⁠daps⁠” Steele.

Ky njoftim vjen pasi në stol është vënë veterani Richard “⁠shox⁠” Papillon, si dhe largimi i trajnerit “adreN”.

Yekindar pas largimit nga ekipi Outsiders pas Majorit të fundit, ka mbetur si agjent i lirë dhe është duke kërkuar shtëpinë e tij të re.

Në turneun IEM Cologne, ekipi Liquid do të garojë për një grup çmimesh prej afro një milion dollarë, ku do të përballen ekipet më të mira të botës.

Përveç Yekindar, i cili do të luajë si zëvendësues për Liquid, ekipi ka shtuar edhe trajnerin e ri Damian “daps” Steele, i cili do ta ndihmojë ekipin për fitore.

Turneu IEM Cologne, i cili do të mbahet në qytetin Koln të Gjermanisë, pritet të filloj me datën 7 korrik dhe do të garojnë gjithsej 16 skuadra. /Telegrafi/