Sipas lajmërimit, largimi i bashkëthemeluesit të Yahoosë ishte vullnetar. Nga kompania porositën se do të ju mungoj vizioni i tij dhe këshillat e tija të urta. Yang themeloi kompaninë para gati 17 vitesh. Nga viti 1995 ishte anëtarë i bordit drejtues, e në periudhën prej vitit 2007 deri më 2009 kryente edhe funksionin e CEO-së. Shtatorin e kaluar nga vendi i CEO-së është larguar edhe Carol Bartz.
Në cilin drejtim do ta qoj CEO i ri kompaninë për momentin nuk është e ditur. Scott Thmopson është ish presidenti i PayPal. Siç besojnë ata që janë në rrjedha me ngjarjet në kompani, pikërisht Yang ishte pengesa më e madhe për shitjen e Yahoosë, respektivisht për lëvizjet radikale në kompani. /Telegrafi/