Yahoo ka qenë porta kryesore në ueb për përdoruesit e parë të internetit, dhe shërbimet e saj ende mbledhin një miliardë vizitor në muaj.
Megjithatë, interneti është një vend i pamëshirshëm për idetë e së djeshmes. Tani, Yahoo ka arritur fundin si kompani e pavarur.
Bordi i kompanisë ka pranuar t’ia shesë pjesën kryesore të biznesit kompanisë së shërbimeve të internetit, Verizon Communications, bëjnë të ditur burimet e afërta.
Shitja do të bëhet për 4.8 miliardë dollar, thuhet në njoftimin e bërë sot.
Pas shitjes, aksionarët e Yahoo do të mbeten me 41 miliardë investime të bëra në Alibaba dhe degën e Yahoo-së në Japoni si dhe disa patenta të vogla.