Telegrafi

Yahoo publikon logon e re

Logoja e re e cila është shfaqur mëngjesin e ditës së Enjte, përmban aspektet e logos së vjetër duke përfshirë ngjyrën dhe shenjën e pikësimit ‘pikë çuditësen’.

“Jemi të ngazëllyer që po e ndajmë me ju logon e re të Yahoo. Ajo do të fillojë të shfaqet sonte në të gjitha pronat e Yahoo-së”, është shprehur Kathy Savitt, shefi i marketingut në Yahoo, në një blog post të publikuar sot.