Telegrafi

Yahoo prezanton dizajnin e ri të faqes

Yahoo ka thënë se e ka pastruar faqen nga disa teprica të panevojshme, dhe se në dizajnin e ri e ka integruar një sistem të ri të qasje në faqe, i cili u mundëson përdoruesve të qasen me llogarinë e tyre të Facebook.

Drejtoresha e Yahoo-së, Marissa Mayer ka dhënë më shumë detaje për faqen e re të Yahoo, duke thënë se “ne po prezantojmë një mënyrë të re për t’i mirëpritur vizitorët në faqen e Yahoo”.

Të nderuar lexues, na tregoni se si po ju duket faqja e re e njërës prej faqeve më të mëdha në botë?