Telegrafi

Yahoo mund të shitet për jo më shumë se 2 miliardë dollarë

Tashmë dihet se Yahoo është duke kërkuar një blerës për një kohë të gjatë. Së fundmi është thënë se Daily Mail dhe miliarderi amerikan Warren Buffet janë poashtu të interesuar për ta blerë gjigantin e dikurshëm online.

Verizon është favorite aktual, por operatori i madh amerikan mund të paguajë vetëm 2 deri në 3 miliardë dollarë në qoftë se Yahoo e përfundon nënshkrimin e marrëveshjes.

Sipas Wall Street Journal” thuhet se “njerëz të njohur me këtë çështje”, sugjerojnë se vlerësimet e mëparshme të kompanisë që silleshin ndërmjet 4 miliardë dhe 8 miliardë dollarë tani kanë pak gjasa për të qenë reale.

Ofertuesit thuhet se kanë ulur çmimin e mundshëm pas një serie të prezantimeve për shitje të bërë nga drejtoresha e Yahoo – Marissa Mayer.