Site icon Telegrafi

Yahoo me shef të ri

Katër muaj kanë kaluar prej kur kanë larguar drejtoreshën Carol Bartz, për shkak se nuk arriti të bëj kthimin në drejtimin e duhur të Yahoosë, kështu që tani shansin ta bëj këtë e ka ish presidenti i PayPal, degës së eBay për pagesat online.

Detyra e drejtorit të ri gjeneral është që të ris vizitat në faqet e Yahoosë dhe të tërheq sa më shumë reklamues, sipas mundësisë ata që reklamojnë të jenë më atraktiv se ata që reklamojnë tek konkurrentët – Google dhe Facebook. Analistët përndryshe janë paksa të habitur me përzgjedhjen e Thompsonit për shefin e ri, për shkak se edhe pse e ka udhëhequr me sukses PayPalin, ai merrej kryesisht me transaksionet monetare dhe nuk ka shumë përvojë me kompanitë të cilat janë të orientuara kah përmbajtjet, siç është Yahoo. Aksionet e Yahoosë gjatë vitit të kaluar kanë rënë për 3%. /Telegrafi/

Exit mobile version