Telegrafi

Yahoo largon mijëra punëtorë

Sipas spekulimeve të All Things Digital, largimi i puëntorëve nga puna nuk do të ndodhë përnjëherë dhe ky proces fillimisht do të prek stafin e prodhimit, marketingut dhe hulumtimeve të kompanisë.

Largimi i një pjesë të stafit është hapi më i rëndësishëm i drejtorit të ri menaxhues të kompanisë – Scot Thompson, i cili më herët ishte në pozitën e njëjtë tek PayPal.

Yahoo, e cila në fund të vitit 2011 kishte rreth 14.000 të punësuar, po ballafaqohet me një rënie të profitit, e cila është ndikuar nga Google dhe Facebook.

Megjithë raportimet e ndryshme mediale për krizën në Yahoo, kompania ka refuzuar të komentojë. / Telegrafi /