Yahoo tha se kishte ndërprerë lejimin e shërbimeve të saj për të qenë të qasshme nga Kina kontinentale “në njohje të mjedisit gjithnjë e më sfidues të biznesit dhe ligjor”.
Me këtë, kjo bëhet marka e dytë e teknologjisë perëndimore që u largua nga vendi javët e fundit.
Kompania ndaloi ofrimin e përmbajtjes për përdoruesit në Kinën kontinentale që nga 1 nëntori.
“Në njohje të mjedisit gjithnjë e më sfidues të biznesit dhe ligjor në Kinë, paketa e shërbimeve të Yahoo nuk do të jetë më e qasshme nga Kina kontinentale që nga 1 nëntori”, tha një zëdhënës i Yahoo për Reuters të martën.
“Yahoo mbetet i përkushtuar ndaj të drejtave të përdoruesve tanë dhe një interneti të lirë dhe të hapur. Falenderojmë përdoruesit tanë për mbështetjen e tyre”.
Lëvizja e Yahoo pason atë të Microsoft Corp (MSFT.O) e cila tërhoqi Linkedin muajin e kaluar, duke shënuar tërheqjen e rrjetit të fundit social të madh në pronësi të SHBA-së në Kinë. /Telegrafi/