Telegrafi

Yahoo blen kompaninë Interclick

Interclick merret me zhvillimin e softuerit që ka të bëjë me reklamimin dhe optimizimin e aktiviteteve të marketingut. Sipas pohimeve të përfaqësuesve të Yahoohë, Interclick do të sjell në Yahoo teknologjitë për optimizimin e reklamimit, respektivisht mundësinë për shitjen më të mirë të hapësirës reklamuese.

Yahoo bleu aksionet e Interclick me çmim prej nëntë dollarësh, derisa çmimi i fundit i tyre në bursë të hënën ishte 7.4 dollarë. E tërë puna rreth blerjes së Interclick pritet të përfundohet deri në fillim të vitit 2012. /Telegrafi/