Telegrafi

Yahoo bie, Google dhe Bing ngriten

Në muajin dhjetor, pjesëmarrja e  Yahooo-së ka rënë në 16 për qind, nga 16.4 për qind sa ishte në muajin nëntor apo 16,5 për qind në tetor.

Në të njëjtën kohë Bing është rritur nga 11.5 sa kishte në tetor në 11,8 për qind në nëntor, për të arritur 12 për qind në dhjetor.

Mirëpo, në gjithë këtë mes,  motori i kërkimit Google është ende larg në krye të listës, pasi që në dhjetor arriti të ri-merrte veten nga një humbje e vogël në nëntor, kur pjesa e saj ra nga 66,3 për qind në 66,2 për qind në tetor, ndërsa në dhjetor përsëri kishte 66.6 për qind të tregut të motorëve të kërkimit në SHBA. / Telegrafi /