Telegrafi

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Një blerje e tillë do të jetë marrëveshja më e madhe e bërë nga drejtoresha ekzekutive e kompanisë Marissa Mayer, e cila që nga korriku i vitit të kaluar ka marrë kryesimin e kompanisë e cila dikur ishte ikona e internetit.

Yahoo është e interesuar ta blejë mikro-blogun e famshëm Tumblr, sepse baza e përdoruesve të rinj të faqes do të rrisë faqen e Yahoo-së në internet, dhe do të përshtatet mirë me ambiciet e kompanisë për të sjell ndryshime.

Besohet se në konferencën për media e cila është caktuar të mbahet gjatë ditës së nesërme nga Yahoo, do të jepen më shumë detaje lidhur me marrëveshjen e mundshme mes dy kompanive. / Telegrafi /