Telegrafi

Xyp9x largohet nga skuadra kryesore e Astralis për t’u bashkuar me ekipin e akademisë

Organizata Astralis ka njoftuar se Andreas “⁠Xyp9x⁠” Hojsleth do të kalojë te ekipi Astralis Talent, për t’i lënë hapësirë ​​Altekz, i cili u promovua në ekipin kryesor të hënën.

Lajmi për ndërrimin e skuadrave të dy lojtarëve vjen një javë pasi Astralis humbi mundësinë për t’u kualifikuar në BLAST.tv Paris Major, i cili do të zhvillohet nga 8-21 maj.

Xyp9x ka është pjesë e Astralis që nga themelimi i organizatës në janar 2016, ku së bashku fituan katër turne Major.

Altekz tani do të marr rolin e Xyp9x në ekipin kryesor, ku Astralis po mundohen të rikthehen në formën e tyre që e kishin vite më parë.

Këto janë dy formacionet e skuadrave të Astralis:

Lukas “⁠gla1ve⁠” Rossander

Benjamin “⁠blameF⁠” Bremer

Nicolai “⁠device⁠” Reedtz

Christian “⁠Buzz⁠” Andersen

Alexander “⁠Altekz⁠” Givskov

Astralis Talent

Kristoffer “⁠Kristou⁠” Aamand

Patrick “⁠Patti⁠” Larsen

Alexander “⁠br0⁠” Bro

Mikkel “⁠MistR⁠” Thomsen

Andreas “⁠Xyp9x⁠” Hojsleth

/Telegrafi/