Organizata Astralis ka njoftuar se Andreas “Xyp9x” Hojsleth do të kalojë te ekipi Astralis Talent, për t’i lënë hapësirë Altekz, i cili u promovua në ekipin kryesor të hënën.
Lajmi për ndërrimin e skuadrave të dy lojtarëve vjen një javë pasi Astralis humbi mundësinë për t’u kualifikuar në BLAST.tv Paris Major, i cili do të zhvillohet nga 8-21 maj.
Xyp9x ka është pjesë e Astralis që nga themelimi i organizatës në janar 2016, ku së bashku fituan katër turne Major.
In continuation of the first team coaches' desire to work with @Altekzzz in the coming period, he and @Xyp9x will be switching roles in the upcoming matches.
Full article:https://t.co/syrzPbQcma
— Astralis Counter-Strike (@AstralisCS) April 18, 2023
Altekz tani do të marr rolin e Xyp9x në ekipin kryesor, ku Astralis po mundohen të rikthehen në formën e tyre që e kishin vite më parë.
Këto janë dy formacionet e skuadrave të Astralis:
Lukas “gla1ve” Rossander
Benjamin “blameF” Bremer
Nicolai “device” Reedtz
Christian “Buzz” Andersen
Alexander “Altekz” Givskov
Astralis Talent
Kristoffer “Kristou” Aamand
Patrick “Patti” Larsen
Alexander “br0” Bro
Mikkel “MistR” Thomsen
Andreas “Xyp9x” Hojsleth
/Telegrafi/