Sot (e martë) ekipi shqiptar nga Kosova, XTEAM do të zhvillojë ndeshjen e parë në turneun The European CS:GO Championship, ku do të marrin pjesë ekipe të shumta evropiane.
Ekipi nga Kosova është pjesë e grupit A së bashku me ekipin e Ukrainës, Izraelit dhe Gjermanisë, ku vetëm dy ekipet më të mira do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun i cili do të mbahet në Rumani në kuadër të Digital Crusade Esports.
Në turneun Lan 16 ekipet më të mira do të garojnë për të qenë pjesë e IESF World Championships, që do të mbahet në Bali të Indonezisë, dhe për të fituar 25.000 euro shpërblime.
Ky është orari i ndeshjeve të cilat do t’i zhvillojë sot (e martë) përfaqësuesja e Kosovës, dhe ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të XportalEsports në platformën Twitch.
Team Kosova vs. Team Ukraine – 14:00
Team Israel vs. Team Kosova – 15:00
Team Germany vs. Team Kosova – 18:00
Kosovën do ta përfaqëson ekipi XTEAM, ku do të luajnë:
Arlind ‘deb0‘ Sadiku
Qendrim ‘v1w‘ Hajrizi
Serdar ‘cerber‘ Mahmuti
Arbnor ‘arbnorz‘ Sadiku
Atif ‘gejmzilla‘ Mustafa
/Telegrafi/