Site icon Telegrafi

XTEAM fiton ndeshjen e parë në Kroaci ndaj ekipit Monad dhe do të përballet me ekipin serb 4Glory në UpperBracket të turneut Adria CS:GO

Ekipi tjetër shqiptar XTEAM, ka fituar ndeshjen e tyre të parë ndaj ekipit Monad në Zagreb të Kroacisë, ku katër ekipe po garojnë për një grup çmimesh rreth 10.000 euro.

Ndeshjen XTEAM e fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, duke e filluar mirë me mapin ‘Vertigo’ ku e përmbyllën me rezultat 16-14.

Monad arriti të barazoi në mapin e dytë duke e fituar me rezultat 16-10, ndërsa në mapin e tretë XTEAM e përmbyllën ndeshjen duke e fituar me rezultat 16-11.

Tani ekipi XTEAM do të përballet me ekipin 4Glory në finale të “Upper-Bracket”, dhe në rast se e fitojnë këtë ndeshje do të kalojnë në finale të turneut.

Ndërsa ekipi tjetër shqiptar BLINK do të përballet sot (e premte) me ekipin Monad në “Lower Bracket”. /Telegrafi/

Exit mobile version