Telegrafi

XP GAME FEST do të mbaj Game Developers Showcase

XportalEsports do të mbaj edhe Game Developers Showcase, gjatë XP GAME FEST, ku kompanitë dhe individët do të kenë mundësi të shfaqin lojërat e tyre, të cilat edhe do të testohen nga pjesëmarrësit.

Me datat 27-28 dhe 29 maj entitete të ndryshme do të jenë pjesë e XP GAME FEST, ku do të shfaqin lojërat e krijuara nga ta.

Këto lojëra të krijuara nga game developers të Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë të gatshme për t’u provuar dhe luajtur nga pjesëmarrësit e XP GAME FEST gjatë këtyre datave.

 

Disa nga kompanitë dhe individët që do të na argëtojnë me lojërat e tyre gjatë festivalit janë: ZONDA, Prisma Games, Shkolla Digjitale, Lekë Sahatqija, Endi Haxhiu, VR Drive Kosova, dhe ICK.