Telegrafi

XP GAME FEST – Sot fillojnë ndeshjet e turneut të CS:GO në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë

Sot (e premte) nis festivali i lojërave elektronike XP GAME FEST, i organizuar nga XPortalEsport me partnerë, ku tetë ekipe të CS:GO do të luajnë sot përballë publikut në amfiteatrin e sheshit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Tetë ekipe, ku prej tyre gjashtë të ftuara, dhe dy të kualifikuara do të garojnë për një grup çmimesh rreth 8.000 euro, në turneun CS:GO Champs, i cili do të mbahet në kuadër të festivalit XP GAME FEST.

Ndeshjet çerekfinale do të nisin sot (e premte) duke filluar nga ora 13:00 në formatin ‘Bo3’, eliminim direkt, ku katër e ekipet fituese do të ndeshen nesër në gjysmëfinale, dhe për të vazhduar më vonë me finalen e madhe.

Ky është orari i ndeshjeve për ditën e parë të turneut CS:GO Champs në kuadër të XP GAME FEST 2022:

13:00 XTEAM – SAKRIFICA

13:00 BLUEJAYS – UNIQUE

16:00 BLINK – ESK

16:00 ILLYRIANS – PERSPEKTIVA

Për ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë për të parë ndeshjet, mund t’i ndjekin në kanalin zyrtar të XportalEsports në Twitch, dhe në kanalet e sportit në Artmotion. /Telegrafi/