Telegrafi

XP GAME FEST – Mësohen ekipet e gjysmëfinales në turneun e CS:GO Champs

Ka përfunduar dita e parë e turneut të CS:GO, i cili po mbahet në kuadër të XP GAME FEST, i organizuar nga XportalEsports me partnerë.

Gjithsej tetë ekipe u përballën në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, në ndeshjet e çerekfinales, ku vetëm katër arritën të sigurojnë gjysmëfinalen për ditën e shtunë, ku do të garojnë për një grup çmimesh prej 8.000 euro.

Prezent gjatë turneut ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili të veshur kishte një fanellë të ekipit XTEAM.

Ekipi i XTEAM mposhti ekipin SAKRIFICA me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa, gjithashtu ekipi BlueJays e fitoj ndeshjen kundër ekipit UNIQUE me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

Illyrians mposhti ekipin nga Mali i Zi, Perspektiva, me rezultat 2:0 me mapa, ndërsa BLINK fitoj ndeshjen më emocionuese të ditës kundër ekipit eSportsKosova me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa.

Ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të XportalEsports në Twitch si dhe në kanalet e sportit në Artmotion.


Ky është orari i ndeshjeve të gjysmëfinales, që do të zhvillohen nesër (e shtunë):

10:00 BLUEJAYS – ILLYRIANS 

12:30 BLINK – XTEAM 

15:30 FINALJA E MADHE 


/Telegrafi/