Telegrafi

XP GAME FEST ka hapur regjistrimet për turneun kualifikues në FIFA 22

Gjithsej 16 lojtarë do të kenë fatin të kualifikohen për turneun kryesor të Fifa 22 në kuadër të XP GAME FEST, i cili do të mbahet në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Turneu i Fifa 22 do të organizohet nga Xportal Esports në bashkëpunim me gaming center Premium PS5, ku edhe do të mbahen kualifikimet nga datat 14 dhe 15 maj.

Do të mbahen dy turne kualifikues, ku tetë më të mirët e secilit turne do të vazhdojnë për në turneun kryesor i cili do të mbahet në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë me datën 29 maj.

Shpërblimet për turneun kryesor do të jenë, një Playstation 5 për vendin e parë, për vendin e dytë 100 euro ofertë nga Premium Prishtina si dhe për vendin e tretë ofertë në vlerë 50 euro nga Premium Prishtina.

Pjesëmarrja për lojtar është 10 euro dhe pagesat kryhen te Premium Prishtina.

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen këtu:

Kualifikimi #1: https://bit.ly/Fifa22PremiumQual1

Kualifikimi #2: https://bit.ly/Fifa22PremiumQual2

/Telegrafi/