Presidenti kinez, Xi Jinping e paralajmëroi presidentin amerikan, Joe Biden muajin e kaluar se ai synon t’i japë fund pavarësisë ‘de facto’ të Tajvanit – në mënyrë paqësore, nëse është e mundur.
Lideri kinez i tha komandantit të përgjithshëm amerikan se “Pekini do të ribashkojë Tajvanin me Kinën, por se ende nuk është vendosur koha”, raportoi NBC News, duke cituar tre zyrtarë aktual dhe ish-zyrtar amerikan të informuar për takimin.
Shtëpia e Bardhë nuk i mohoi bisedimet, të cilat ndodhën gjatë një samiti të 15 nëntorit jashtë San Franciscos, ku morën pjesë një duzinë zyrtarësh amerikanë dhe kinezë, shkruan nypost.
“Unë nuk do të hyj në specifikat e bisedimeve midis dy liderëve”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
“Presidenti Xi ka qenë i qartë për ribashkim – kjo nuk është diçka e ndryshme apo e re”, shtoi ai.
Në samit, Xi tha se “Kina preferon ta marrë Tajvanin në mënyrë paqësore, jo me forcë” ndërsa “udhëheqësit ushtarakë amerikanë beson se Xi planifikon ta marrë Tajvanin në vitin 2025 ose 2027… e kishin gabim sepse ai nuk ka caktuar një kohë kornize”, raporton televizion amerikan.
Tajvani, i cili ka një popullsi prej më shumë se 23 milionë banorësh, filloi një proces demokratizimi në fund të viteve 1980 pas dekadash rritjeje të shpejtë ekonomike.
Tajvani është qeverisur nga Pekini vetëm për një pjesë të historisë së tij. Më parë ishte sunduar nga Japonia për 50 vjet – nga 1895 deri në 1945 – pas rreth dy shekujsh kontrolli nga Kina. /Telegrafi/