Mandati i tretë i paprecedentë i Xi Jinping si president i Kinës u miratua zyrtarisht nga elita politike e vendit të premten, duke forcuar kontrollin e tij dhe duke e bërë atë kreun më jetëgjatë të shtetit të Kinës komuniste që nga themelimi i saj në vitin 1949.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Xi u riemërua të premten si president për pesë vjet të tjera nga legjislatura e Kinës në një votim ceremonial në Sallën e Madhe të Popullit të Pekinit.
Ai mori njëzëri 2,952 vota të ndjekura nga një ovacion.
Riemërimi i Xi, udhëheqësit më të fuqishëm dhe autoritar të Kinës në dekada, u pa kryesisht si një formalitet, pasi 69-vjeçari siguroi një mandat të tretë si kreu i Partisë Komuniste Kineze vjeshtën e kaluar.
Në Kinë, presidenca – ose “kryetar shteti” – është një titull kryesisht ceremonial.
Fuqia e vërtetë qëndron në pozitat e kreut të partisë dhe ushtrisë – dy role kyçe që Xi mban gjithashtu dhe u riemërua në një kongres kyç të Partisë Komuniste në tetor.
Megjithatë, riemërimi i tij si kreu i shtetit kompleton zyrtarisht kalimin e tij në një dekadë të dytë në pushtet. /Telegrafi/