E diela në program sjell të gjitha ndeshjet e xhiros së tetë në Superligën e Maqedonisë së Veriut.
Në mesin e gjashtë takimeve që do të luhen, do të ketë edhe një përballje ndërmjet dy ekipeve shqiptare, ku Voska Sport, e cila në Ohër pret FC Shkupin.
Këta të fundit ndodhen në pozitën e tretë në renditje së bashku me Sileksin, pasi ndajnë të njëjtat pikë (12) dhe në Ohër shkojnë për të vazhduar me fitore në kampionat, pasi atij triumfi ndaj Breras në Çair në ndeshjen e fundit dhe fitoren e thellë 8:0 në mesjavë në kuadër të Kupës.
Mirëpo nga ana tjetër skuadra shqiptare që për herë të parë në historinë e saj po luan në mesin e më të mirëve të futbollit vendor, do të kërkoj të merr fitoren e tretë në kampionat dhe në këtë sfidë vjen me një atmosferë fantastike, ku të mërkurën realizuan fitore me rezultat 10:0 ndaj Karbincit në Kupë.
Ndërkohë në ndeshjet tjera, kampionët në fuqi të Superligës së Maqedonisë, Struga Trim Lum në shtëpi do të pret Rabotniçkin e Shkupit.
Shkëndija gjithashtu në Tetovë do të luaj me Makedonija Gjorce Petrov, përderisa Gostivari do të jetë mysafirë i Vardarit.
Pjesë e programit të xhiros së tetë janë edhe dy takimet tjera si Brera Strumicë – Sileksi dhe Tikveshi – Bregallnica. Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje, luhen të dielën, duke nisur nga ora 15:00. /Telegrafi/