Befasia më e madhe ishte barazimi i skuadrës së Arjan Beqajt, Anorthosis Famagusta, kundër kampionëve të Italisë, Inter, me rezultat 3-3.
Vlen të përmendet se kjo ishte një javë e dobët për skuadrat angleze prej të cilave asnjëra nuk arriti të fitonte. Chelsea u mposht nga Roma në Olimpico me rezultat 3-1, Manchester United dhe Liverpool barazuan me shumë fat kundër Celticut dhe Atleticos, respektivisht, ndërkohë që Arsenal barazoi pa gola në Emirates kundër Fenerbahces.
Italianët u paraqitën mirë këtë javë, përveç Interit kur kihet parasysh niveli i kundërshtarit me të cilin është ndeshur, porse asnjëra skuadër italiane nuk u mposht. Roma shënoi fitore sensacionale kundër Chelseat, edhe më bukur Juventusi e mposhti Realin në Bernabeu, derisa Fiorentina pa fat barazoi në Arthemio Franchi kundër Bayernit.
Kjo javë nuk mund të quhet e mirë edhe për spanjollët, pasi që Barcelona barazoi me kampionët e Zvicrës, Basel, Villarreali barazoi me Aalborgun, Atletico po ashtu barazoi, pa fat me Liverpoolin, ndërsa Reali u mposht nga Juve.
Sukses më të madh ketë javë arritën skuadrat Franceze të cilat fituan të gjitha takimet. Skuadra e Lorik Canës, Olimpique Marseille shënoi fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve duke mposhtur PSV me rezultat 3-0. Lyoni shënoi fitore ndaj Steaua Bucurestit, ndërsa Bordeaux fitoi ndaj Cluj në udhëtim.
Formacioni ideal i xhiros së katërt të L.K. (4-3-3)
Portier: Steve Mandanda (Olympique Marseille)
Mbrojtës: Anthony Reveillere (Olympique Lyon), Giorgio Chiellini (Juventus), Pape Diakhate (Dynamo Kyiv), Radek Sirl (Zenit)
Mesfushorë: Momo Sissoko (Juventus), Jeremy Toulalan (Olympique Lyon), Giorgios Karagounis (Panathinaikos)
Sulmues: Alessandro Del Piero (Juventus), MirkoVucinic (Roma), Mamadou Niang (Olympique Marseille)