Këtë fundjavë do të luhen xhiroja e 33-të dhe e fundit për sezonin 2022/2023 në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ndeshja kryesore do të luhet në Çair në mes Shkupit dhe Struga Trim Lum.
Në ndeshjet tjera Rabotniçki do të luaj kundër Shkëndijës, ndërsa Ak. Pandevi si vendas do të përballet me Sileksin.
Pobeda do të luajë kundër Tikveshit, ndërsa Skopje kundër Bregallnicës.
Kujtojmë se Voska Sport dhe Gostivari nga viti i ardhshëm do të luajnë në Ligën e Parët të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/