Telegrafi

Xhiroja e 27-të, Struga nikoqir i Pobedës, Shkëndija i Tikveshit

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e xhiros së 27-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në këtë xhiro lideri i tabelës Struga Trim Lum do të mirëpres Pobedën, ndërsa Shkëndija si vendas do të luajë kundër Tikveshit.

Në ndeshjet tjera Makedonija GjP do të luajë kundër Ak. Pandevit, Rabotniçki kundër Skopjes, ndërs Sileksi do të mirëpret Bregallnicën.

Të gjitha ndeshjet do të luhen ditën e shtunë dhe priten të fillojnë në orën 16:00.

Shkupi në këtë xhiro do të jetë i lirë./Telegrafi/