Telegrafi

Xhiro e parë, goli i parë – debutim fantastik i Mirlind Dakut me fanellën e Rubin Kazan

Superliga e Rusisë ka startuar sot, ku edhe sulmuesi gjilanas Mirlind Daku, ka debutuar me gol.

Rubin Kazan po luan si mysafir i Lokomotiv Moskës, ndërsa Daku realizoi gol të bukur me kokë që në minutën e 3-të.

25-vjeçari arriti që në prekjen e parë të topit në përballjen e javës së parë që gjente rrugën e rrjetës, duke finalizuar me kokë një harkim që i erdhi nga e djathta.

Goli i parë në ndeshjen e parë zyrtare për Mirlind Dakun që kaloi këtë verë në kampionatin rus nga klubi i tij Osijek për 1 milionë euro.

Ai ishte në huazim te Mura në Slloveni ku shënoi shumë gola dhe kishte paraqitje të mira.

Në Rusi luan edhe Bernard Berisha tash e vite. /Telegrafi/