Telegrafi

Xhihat Arslan është trajner i ri i FC Shkupit

Pas shkarkimit të trajnerit Goce Sedlloskit, FC Shkupi ka gjetur trajner të ri. Klubi nga Çairi për trajner të ri ka zgjedhur për trajner të ri turkun Xhihat Arsllani.

Ai është ish-lojtar i një numri të madh klubesh në Turqi si Galatasaray, Gaziantep, Kocaeli. Xhihat si trajner ka qenë në skuadrat Kocaeli, Goztepe, Adana, Manisa, Kasimpasa etj.

Trajneri Arslan do të angazhohet për të udhëhequr Shkupin drejt titullit kampion./Telegrafi/