Telegrafi

Xherdan Shaqiri, tregohet edhe një herë vendimtar për Zvicrën – statistikave të tij do t’ua kishin lakmi shumë super yje

Zvicra e ka hapur kampanjën e Katar 2022 me një fitore të rëndësishme ndaj Kamerunit me rezultat 1-0.

Brel Embolo ishte ai që shënoi, ndërsa asistimi u dhurua nga yll shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Por nuk është risi që Shaqiri të jetë vendimtar te Zvicra, pasi ai ka qenë gjithmonë në këtë nivel.

50 për qind të golave të Zvicrës kanë kaluar nga këmbët e tij. Në Kampionatet Botërorore dhe Evropiane sa Xherdan Shaqiri ka qenë prezent, Zvicra ka shënuar 24 gola.

Shaqiri ka kontribuuar me tetë gola dhe katër asistime.

 

Një lojtar kyç në sukseset e helvetikëve, pasi së bashku me Granit Xhakën janë lojtarët kryesorë ndër vite. /Telegrafi/