Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formë të mirë dhe gola në Mayor League Soccer (MLS) me skuadrën e tij Chicago Fire.
Chicago Fire ka barazuar me rezultat 3-3 në udhëtim te New York Red Bullas në kuadër të javës së 12-të në MLS.
Ky barazim i klubit mysafir erdhi si meritë e yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e fundit.
SHAQ DOING SHAQ THINGS!!!!!! pic.twitter.com/0aYCRzCh2Z
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) May 19, 2022
Shaqiri shënoi një gol të bukur në minutën e 89-të për epërsinë 2-3, por në minutat shtesë ekipi i tij pranoi gol duke lëshuar fitoren nga duart.
Me këtë gol, djaloshi gjilanas shkon në kuotën e tri golave me Chicago Fire, teksa ka edhe pesë asistime.
Në anën tjetër, ekipi i tij gjendet në pozitën e fundit, atë të 14-tën me vetëm 11 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KXk53qzLSO8