Telegrafi

Xherdan Shaqiri respektoi himnin e Kosovës duke e vënë dorën në zemër

Kosova dhe Zvicra po ndeshen mes vete në kualifikueset për “Euro 2024”, ky tashmë dihen edhe formacionet zyrtare.

Dardanët i presin Helvetikët në takimin e Grupit I, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Gjatë intonimit të himneve ishte Xherdan Shaqiri që mbante dorën në zemër.

Ai mori duartrokitje nga tifozët që ishin në perëndim, kur edhe gjatë himnit të Kosovës ai mbajti dorën në zemër.

 

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka po luajnë për Zvicrën nga minuta e parë. /Telegrafi/