Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri pritet të debutojë sot (e premte) me Lyonin në Ligue 1.
Shaqiri ka kompletuar para disa ditësh transferimin e tij te klubi i madh francez për një shifër të raportuar prej 11 milionë eurosh.
Kalimi i yllit shqiptar te Lyoni befasoi të gjithë, por largimi nga Liverpooli dukej i pashmangshëm shkaku i kohës së paktë të lojës.
Tani te Lyoni, Shaqiri pritet t’i marrë minutat e merituar dhe të jetë një titullar fiks.
But first, let me take a selfie 🤳@XS_11official #Shaqiri2024 pic.twitter.com/W1QW34ipj4
— Olympique Lyonnais 🇬🇧🇺🇸 (@OL_English) August 25, 2021
Dita e sotme (e premte) pritet të jetë edhe dita e debutimit të 29-vjeçarit me klubin francez.
Lyoni luan në udhëtim te Nantes në kuadër të javës së katërt në Ligue 1 dhe kjo pritet të jetë ndeshja kur Shaqiri do të debutojë. /Telegrafi/