Xherdan Shaqiri po kalon momente të mrekullueshme pas rikthimit prej lëndimit.
Mesfushori me tipare sulmuese i Stoke Cityt ka realizuar dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Hull Cityt.
Kjo ka bërë që televizioni më i madh sportiv, Sky Sports ta shpall shqiptarin si lojtarin më të mirë të javës, transmeton Telegrafi.
Gjilanasi 25-vjeçar është vlerësuar me 9.9 pikë duke lënëpas Whinston Reidin e West Ham Unitedit.
Në top pesëshe gjenden edhe Philippe Coutinho (Liverpool), Joe Allen (Stoke City) dhe Theo Walcott (Arsenal). /Telegrafi/