Xherdan Shaqiri është shprehur tejet i lumtur me kalimin e Zvicrës në çerekfinale, sidomos duke e eliminuar Francën, kampion i Botës në fuqi.
Helvetikët fituan me anë të penalltive ndaj Les Blues, pasi koha e rregullt dhe ajo e vazhdimeve përfundoi 3-3.
Shaqiri edhe pse u zëvendësua në kohën e rregullt, arriti të ndihmonte sadopak skuadrën me lëvizjet e tij.
Ai, pas ndeshjes ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke u shprehur krenar me skuadrën e tij.
“Kjo skuadër! #HoppSchwiiz”, ka postuar Shaqiri derisa është duke festuar me Admir Mehmedin, i cili edhe shënoi golin e pestë për Zvicrën nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitoreje Zvicra do të këtë punë me Spanjën në çerekfinale. /Telegrafi/
This Team ❤️🇨🇭#HoppSchwiiz pic.twitter.com/tuI27AObi7
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) June 28, 2021