Lyoni është duke fituar 2-0 ndaj Strasbourgut në kuadër të javës së pestë në Ligue 1.
Goli i parë u realizua nga Moussa Dembele në minutën e tetë, nga një asistim i Guimaraes.
Në 45 minutat e dytë, ishte sërish një iniciativë e Lyonit, që arriti të shënonin edhe të dytin.
Ishte minuta e 64-të kur Xherdan Shaqiri asistoi për Jason Denayer, që realizoi për 2-0.
Ky ishte asistimi i parë i lojtarit nga Zhegra e Gjilanit, pasi kompletoi në këtë verë kalimin te Lyoni nga Liverpooli. /Telegrafi/
juste incroyable. pic.twitter.com/Zvmw41JuQr
— 𝖈𝖍𝖆 (@chacstls) September 12, 2021