Telegrafi

Xherdan Shaqiri asiston, Embolo shënon dhe kalon Zvicrën në epërsi ndaj Uellsit

Përfaqësuesja e Zvicrës ka gjetur golin e parë në përballjen ndaj Uellsit të vlefshme për Grupin A në Euro 2020.

Pjesa e parë u mbyll pa gola mes Zvicrës dhe Uellsit, por e dyta nisi furishëm nga Helvetikët.

Është sulmuesi Breel Embolo, i cili ka arritur të shënojë shpejtë për epërsinë 0-1.

Goli i Embolos erdhi pas një harkimi të saktë të shqiptarit Xherdan Shaqiri.

Ky gol u shënua në minutën e 48-të të ndeshjes. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >