Telegrafi

Xherdan a je normal? Shikoni si ia bën bajat karrierën Smallingut! (Video)

Xherdan Shaqiri është bërë futbollisti më i përfolur në këto momente nëpër rrjete e ndryshme sociale.

Ylli kosovar ka qenë titullar për skuadrën e tij Stoke City në barazimin e vlefshëm që e morën në ‘Old Traford’ 1-1 ndaj Manchester United.

Por gjatë një momenti në ndeshje, Xherdani tregoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme me topin.

Përballë tij ishte mbrojtësi anglez Chris Smalling, i cili u poshtërua nga veprimet e Xherdanit dhe u detyrua të shkaktoj ndërhyrje të palejueshme në gjilanasin.

Tifozë të shumtë nëpër rrjete sociale kanë komentuar se Xherdani ia bëri bajat futbollin mbrojtësit anglez. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FzgWz0vQeNc