Belgjika ka shënuar fitore në takimin miqësor para kampionatit evropian “France 2016”.
Belgët triumfuan kundër Zvicrës me rezultat 2:1, ku u paraqiten gjashtë futbollistë shqiptarë.
Në fakt, ishte mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli, ai i cili kaloi në epërsi zviceranët në minutën e 31-të takimit, transmeton Telegrafi.
Por belgët reaguan shumë shpejt duke barazuar rezultatin tre minuta më vonë përmes Romelu Lukakut.
Në pjesën e dytë, skuadra belge realizoi edhe golin e dytë dhe të rezultatit përfundimtar prej 2:1 përmes Kevid de Bryune, i cili u asistua nga Jordan Lukaku.
Vlen të ceket se në këtë takim u paraqiten Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Shani Tarashaj. /Telegrafi/