Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli, ka deklaruar se në bazamentin e këtyre masave qëndron ndërtimi i shtetit të së drejtës, shtetit zhvillimor dhe shtetit social.
Ai ka thënë se alternativa qeverisëse e Lëvizjes Vetëvendosje tri shtylla dhe 22 kapituj të hartuar me përkushtim.
“Programi konkret i Lëvizjes Vetëvendosje ka 40 pika konkrete të cilat do të zbatohen në këtë mandat. Në bazamentin e këtyre masave qëndron ndërtimi i shtetit të së drejtës, shtetit zhvillimor dhe shtetit social. Atë e përshkon një rilindje e thellë humaniste e përcjell me përkujdesje konkrete për qytetarët nga mosha e hershme e deri në pension. Me Lëvizjen do të ketë rritje ekonomike, punësim, shëndete, kulturë, art dhe sport”, ka thënë ai. /KP/