Telegrafi

Xhemaili fatin e njëjtë si Behrami, Zvicra nuk llogaritë në shërbimet e shqiptarit

NIZHNIY NOVGOROD, RUSSIA - JUNE 27: Blerim Dzemaili of Switzerland celebrates with team mates after scoring his teams forst goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Switzerland and Costa Rica at Nizhniy Novgorod Stadium on June 27, 2018 in Nizhniy Novgorod, Russia. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Edhe Blerim Xhemaili mund ta ketë fatin e Valon Behramit te përfaqësuesja zvicerane.

Behrami kishte pohuar se ishte pensionuar dhunshëm prej kombëtares dhe ka shkaktuar polemika të mëdha në Zvicër.

Por, mediat e shtetit helvetik kanë raportuar se fundi se edhe tre lojtarëve të tjerë nuk janë më në planet e trajnerit Vladimir Petkovicit.

Sipas transmetuesit “RSI”, përveç Behramit edhe Gelson Fernandesit, Johan Djorous dhe Xhemaili nuk do të mund t’i shohim në Ligën e Kombeve me Zvicrën.

Por, që të tre këta lojtarë nuk kanë zgjedhur të flasim për mediat ashtu sikurse mitrovicasi që ka shpërthyer së fundi në media.

Lexo po ashtu Reagon edhe Federata e Zvicrës: Behrami nuk e ka kuptuar Petkovicin, mbështesim vendimin e trajnerit

Ai tha se u largua pas një telefonate nga Petkovic, duke e quajtur vendimin politik, derisa trajneri ka thënë se ishte sportiv dhe po mendon të rinovojë ekipin.

Ndërkohë, Federata Zvicerane është shprehur se gjithçka ka mundur të jetë keqkuptim dhe trajneri nuk ka dashur ta largojë në atë mënyrë. /Telegrafi/